7 Janar 2024, 16:52
Nga a.l
Antonio Tajani
ITALI- Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq.
“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efektive të jashtme evropiane”, tha ai në intervistën që u publikua më 7 janar
“Në një botë me lojtarë të fuqishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia – me kriza nga Lindja e Mesme e deri në Indo-Paqësor – qytetarët italianë, francezë apo sllovenë mund të mborhen vetëm nga diçka që veçse ekziston, domethënë Bashkimi Evropian”, shtoi ai.
Çështja e bashkëpunimit evropian në fushën e mbrojtjes është ngritur në agjendën politike që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë.
Megjithatë, përpjekjet janë përqendruar më shumë në zgjerimin e NATO-s, me Finlandën – anëtaren e BE-së – që iu bashkua aleancës vitin e kaluar dhe me Suedinë që po ashtu është në rrugë që t’i bashkohet NATO-s.
Tajani po ashtu tha se 27 shtetet e BE-së duhet të përmirësojnë udhëheqjen e tyre dhe të krijojnë një presidencë të vetme, e jo sikurse struktura aktuale, ku Këshilli Evropian ka president dhe Komisioni Evropian po ashtu ka president. Tajani u bë udhëheqës i Forza Italia vitin e kaluar pas vdekjes së Silvio Berlusconit.
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të jenë matësi i parë i popullaritetit të partisë, pasi humbi liderin e saj karizmatik, Silvio Berlusconi./ REL
antonio tajani
Bota
7 Janar 2024, 16:40
a.l
Hasan Dakaj
KOSOVË- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua të premten e kaluar (5 jana...
Bota
5 Janar 2024, 17:13
a.l
Gjermani
GJERMANI- Në Gjermani fillon nesër me 8. janar protesta e madhe e fermerëve. Shoqatat kanë kërkur që djathtistë...
Bota
7 Janar 2024, 13:32
r.ll
foto nga gaza
GAZË- Ushtria izraelite sinjalizoi se ka përfunduar luftimet e mëdha në veri të Gazës, duke thënë se ...
Bota
7 Janar 2024, 11:50
r.ll
foto ilustruese
PEKIN- Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të ...
Bota
7 Janar 2024, 10:12
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luft&...
Bota
7 Janar 2024, 10:01
r.ll
Josep Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave t&...
Bota
7 Janar 2024, 09:40
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Tre muaj më parë, duke folur me qytetarët e tronditur nga një ditë e tmerrshme sulmesh nga Hamas...
Bota
7 Janar 2024, 09:27
r.ll
charles michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet për Parlamentin Ev...
Bota
7 Janar 2024, 08:36
r.ll
foto nga japonia pas termetit
JAPONI- Një grua rreth 90 vjeç është gjetur e gjallë nën rrënoja pesë ditë pas...
Bota
7 Janar 2024, 08:32
r.ll
kate cox
TEKSAS- Gratë që kërkojnë abort në shtetin e Teksasit po përballen me opinione juridike kontradiktore, se kush kuali...