Aktualitet

Ministrja Denaj takim me veterinerët e rinj: Jepni kontributin vendit tuaj nëpërmjet profesionit

Ajo i inkurajoi ata për profesionin që kanë zgjedhur që siç u shpreh ajo, është sa i bukur, aq edhe sfidues pasi sfida e vërtetë fillon në momentin e praktikës reale dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, të cilët kanë nevojë për veterinerë.

5 Janar 2024, 20:50 Nga r.ll
Ministrja Denaj takim me veterinerët e rinj: Jepni kontributin vendit tuaj
pamje nga takimi

TIRANË- Një kategori tjetë përveç infermierëve dhe mjekëve që duan të ikin nga vendi për ta ushtruar profesionin e tyre jashtë, janë edhe veterinerët. 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me veterinerët e rinj, të cilët i janë bashkuar ekipt të MBZHR-së, duke nisur punë në pozicionet vakante pranë Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Gjatë fjalës së saj, Denaj i ftoi ata të japin kontributin nëpërmjet profesionit të tyre në vendin tonë. Ajo i inkurajoi ata për profesionin që kanë zgjedhur që siç u shpreh ajo, është sa i bukur, aq edhe sfidues pasi sfida e vërtetë fillon në momentin e praktikës reale dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, të cilët kanë nevojë për veterinerë.

POSTIMI I MINISTRES

Me një urim për një vit të mbarë e nisëm sot sëbashku me 52 veterinerët e rinj, me energjinë dhe dëshirën për të dhënë kontibutin maksimal nëpërmjet profesionit të tyre shumë të rëndësishëm në shëndetin e popullësisë nëpërmjet ushqimit.
Flota jonë me 530 veterinerë shërbimi dhe kontrolli, kontribuojnë në rritjen e sigurisë ushqimore, janë të parët që përballen me sëmundjet zoonotike, realizojnë regjistrimin dhe identifikimin e kafshëve, lëshimin e certifikatave të shoqërimit gjatë transportit dhe kujdesen për mirëfunksionimin e tregjeve dhe kontrollin e kafshëve në to.
Mbetemi të angazhuar për të mbështetur këto profesione të veçanta dhe që i duhen tregut të punës, por mbi të gjitha blegtorisë.

anila denaj

Sondazh

Poll