Art&Argëtim

“Nuk bëra të vështirën”, Jona Spahiu tregon si e ‘përndiqte’ bashkëshorti në fillimet e njohjes: Përplasesha gji

6 Nëntor 2019, 21:13 Nga DOSJA
“Nuk bëra të vështirën”, Jona Spahiu tregon si e

TIRANË– Jona Spahiu këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Teksa ka folur për jetën e saj tanimë që është bërë nënë, ajo ka treguar edhe fillimet e njohjes me Frenkli Ymerin, bashkëshortin e saj dhe sesi të dy ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Jona ka pohuar edhe njëherë që ata të dy janë njohur në punë madje bekon atë që e çoi në Digitalb ku në këtë mënyrë u njoh me Frenklin.

Jonida Shehu e ka pyetur se kush e ka hedhur hapin i pari dhe sigurisht që ai do të ishte Frenkli.

Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para“, është shprehur Jona Spahiu.

Ti kishe kuptuar gjë?”, e pyet më tej Jonida Shehu.

E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh.”, ka treguar Jona.

Moderatorja e “Soirée” e ka pyetur sesi Frenkli e shprehu pëlqimin për të dhe Jona ka treguar se ajo ishte një qëllim që ai i kishte vendosur vetes dhe që e arriti.

Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes“, tha Jona Spahiu.

I bëre të vështirën ti kur e kuptove që ai të pëlqente?” e ka pyetur Jonida Shehu.

Jo, nuk jam kështu natyre. Nuk e bëra të vështirën sepse ne për një kohë të gjatë në ambjentet e punës jemi frekuentuar si miq. Unë pash shumë vlera edhe asete të atij nga ana njerëzore që më pëlqenin dhe që më bënin të kuptoja që e shijoja kohën me atë”, ka përfunduar Jona Spahiu.

(F.M.DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz frenkli ymeri jona spahiu frenkli ymeri jona spahiu

Sondazh

Poll