Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Shpresa Bërdëllimës/ Flet mikesha e ngushtë e aktores së ndjerë: Telefonata pak ditë para se të merrja

6 Nëntor 2019, 13:25 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Shpresa Bërdëllimës/ Flet mikesha e

TIRANË- Aktorja e mirënjohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, u përcoll për në banesën e fundit dy ditë më parë, dhe homazhet në nder të saj u zhvilluan në Bruksel, ku ajo jetonte prej kohësh. Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta disa ditë më parë, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë, në Belgjikë aty ku jetonte prej vitesh.

Shpresa nuk pati një karrierë të gjatë në kinematografi, por padyshim mund të themi se ishte një nga aktoret më të suksesshme, e cila la gjurmë të arta me rolet e saj më të spikatura. Për të folur më shumë për të, në studio ka qenë dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku, e cila prej shumë vitesh ruante një miqësi të fortë me Shpresa Bërdëllimën.

Hera e fundit që e ka takuar Shpresën:

Vjet kur erdhi në plazh me familjen. Hera e fundit kam folur kur ishte në spital para se të ndërronte jetë dhe para një jave më bie telefoni. Ishte Arjan Miluka. Më tha që Shpresa është shtruar. Mos i thashë, përsëri? Ishte entuziaste, fola e donte shumë jetën. I thashë hajde se do ta kalosh, por më tha Arjani që nuk është mirë.

Më pas më mori Arjani më tha Zana do të jap një lajm të keq. Mos i thash…

 

Shpresa Bërdëllima u bë e njohur me disa role si Maria Gajtani tek filmi “Vajzat me kordele të kuqe”, Asimeja tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Liza tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”, Zana në filmin “Kur ndahesh nga shokët”, Mirela tek telekomedia me të njëjtin emër. Në filma të tjerë ajo ka pasur role episodike, si për shembull Keti tek “Flutura në kabinën time”, Vali tek “Era e ngrohtë e thellësive”. Shpresa jetonte prej vitesh në Belgjikë, ishte e martuar me Arian Milukën dhe kishte tre fëmijë.

Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare”.

Suzana Turku është dirigjente e njohur dhe mban titullin “Artiste e Merituar”. Është njohur me Shpresën kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e Shpresës, bashkëshortin dhe motrën e saj, me të cilën ka punuar në Opera.

Ajo është padyshim një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Jam mikeshë me familjen e saj prej shumë e shumë vitesh, që kur kemi qenë vajza të reja. Shpresa ka qenë një nga aktoret që e ka dashur shumë profesionin e saj, e ka bërë me shumë përkushtim, me shumë zemër, me shumë profesion deri sa ka arritur të krijojë figura që janë të paharruara”./ Tv Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz shpresa bërdëllima shpresa bërdëllima

Sondazh

Poll