Bota

VIDEO/ Dhunë brenda seancës gjyqësore, i riu "fluturon" sipër gjyqtares

30-vjeçari, Deobra Delone Redden duket në video teksa hidhet në drejtim te gjyqtares duke tentuar ta godasë.

4 Janar 2024, 14:29 Nga N.F
VIDEO/ Dhunë brenda seancës gjyqësore, i riu "fluturon"
Gjyqtarja pas sulmit

SHBA- Media britanike, Sky news ka publikuar pamje nga një seancë gjyqsore ku një i pandehur sulmon gjyqtaren e cila ishte ulur pak më tutje në qendër të sallës. 30-vjeçari, Deobra Delone Redden duket në video teksa hidhet në drejtim te gjyqtares duke tentuar ta godasë.

Në ato momente ndërhyjnë disa persona të cilët ishin pjesë e stafit të cilët mundohen të ndalojnë 30-vjeçarin për të mos goditur gjyqtaren. Për te vënë situatën në kontroll ata shihen teksa godasin me grushte në drejtim të të pandehurit.

"Unë nuk jam një person rebel," u shpreh i riu para gjyqtares pas ngjarjes ku i kërkoi një merrte një vendim të butë për të.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Rajonale të Drejtësisë në Las Vegas të mërkurën. Redden u arrestua dhe u vu në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Clark.

 

dhunë seancë gjyqsore sulm

Sondazh

Poll