Bota

VIDEO/ Nën "pushtetin" e zjarrit dhe tymit, si u evakuuan pasagjerët e dy avionëve të përplasur në Japoni

Në video duket kabina e pushtuar nga tymi ndërsa pasagjerët kërkojnë që të dalin sa më shpejt nga aty.

4 Janar 2024, 11:46 Nga N.F
VIDEO/ Nën "pushtetin" e zjarrit dhe tymit, si u evakuuan
Avioni në flakë

JAPONI- Pak ditë pas përplasjes së dy avionëvë në Japoni mediat e huaja kanë publikuar pamje të regjistruara nga pasagjerët gjate kohës kur kabina ishte përfshirë nga flakët. Në video duket kabina e pushtuar nga tymi ndërsa pasagjerët kërkojnë që të dalin sa më shpejt nga aty.

"A mund të shpejtoni të hapni dyert? Ju lutem shpejt," dëgjohen duke thenë pasagjerët.

Edhe pse të pushtuar nga tymi stafi i avionit u kërkojnë me qetësi të gjithë pasagjerëve te dalin dhe të lenë pas çantat. Me tej ne video duken pasagjerët të cilët kanë dalë nga bordi dhe janë të sigurt ndërsa në krahë mbajnë fëmijët.

@nytimes Video shot by passengers on Japan Airlines Flight 516, which collided with a Coast Guard plane on Tuesday, shows smoke filling the cabin before passengers and crew members evacuate the burning plane. #japanairlinesflight516 #japanairlines ♬ original sound - The New York Times

Ngjarja u regjistrua të martën ku pas përplasjes së dy avionëve gjatë uljes u bë i mundur shpëtimi i 367 pasagjerëve. 

japoni avion zjarr përplasje

Sondazh

Poll