Bota

Vizita e Cameron në Prishtinë, Kearns: Është koha që ne të gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën

Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë.

4 Janar 2024, 10:26 Nga DOSJA
Vizita e Cameron në Prishtinë, Kearns: Është koha që ne
Alicia Kearns

KOSOVË- Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e saj në "X" në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Cameron është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë. Ajo shtoi se Britania e Madhe ka një rol të rëndesishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. 

Postimi i plotë:

Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit.

alicia kearns albin kurti david cameron

Sondazh

Poll