Bota

Sulmi në Iran/ Reagon Putin: Dënoj terrorizmin në të gjitha format e tij

Në një video të predikimit, e cila zgjati më shumë se 20 minuta dhe u shpërnda në internet, Guidetti i referohet papës argjentinas, emri i mëparshëm i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, thjesht si “Zoti Bergoglio”, përpara se ta përshkruajë atë si një Frimason jezuit të lidhur me fuqitë botërore, një uzurpator antipapë, shkruajnë mediat e huaja. 

3 Janar 2024, 19:30 Nga A.TH
Sulmi në Iran/ Reagon Putin: Dënoj terrorizmin në të gjitha
Vladimir Putin

RUSI- Një prift italian u shkishërua pasi e quajti Papa Françeskun një uzurpator antipapë, gjatë një predikimi me rastin e Vitit të Ri. Fjalimi i At Ramon Guidetti para kongregacionit në kishën e Shën Ranierit në Guastiçe, një fshat në provincën toskane të Livornos, ishte në nder të përvjetorit të parë të vdekjes së paraardhësit të Françeskut, Benediktit XVI.

Në një video të predikimit, e cila zgjati më shumë se 20 minuta dhe u shpërnda në internet, Guidetti i referohet papës argjentinas, emri i mëparshëm i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, thjesht si “Zoti Bergoglio”, përpara se ta përshkruajë atë si një Frimason jezuit të lidhur me fuqitë botërore, një uzurpator antipapë, shkruajnë mediat e huaja. 

Guidetti deklaroi se Françesku kishte një vështrim kufome, ndryshe nga Benedikti i mirë. Shkishërimi i tij erdhi me shpejtësi. Simone Giusti, peshkopi i Livornos, lëshoi një dekret duke thënë se Guidetti kishte kryer publikisht një akt të një natyre skizmatike dhe urdhëroi që ai të hiqej nga detyra e famullitarit të Shën Ranieri në Guastiçe.

Peshkopi paralajmëroi priftërinjtë e tjerë të mos marrin pjesë në asnjë nga festimet e tij ose praktikat e tjera të kultit pasi kjo do të shkaktonte dënimin shumë të rëndë të shkishërisë. Guidetti, tha se ishte krenar që ishte shkishëruar dhe të ishte jashtë kësaj kishe që është një tirani. 

vladimir putin

Sondazh

Poll