Bota

Ekonomia në krizë, rritet inflacioni me 64.8% në Turqi

Çmimet e ushqimeve arritën në nivelet më të larta të 3 muajve në 72%, nga 67.2% e nëntorit. Megjithatë, inflacioni nga muaji në muaj u zbut në 2.9% nga 3.3% në nëntor.

3 Janar 2024, 19:29 Nga A.TH
Ekonomia në krizë, rritet inflacioni me 64.8% në Turqi
Foto ilustruese

TURQI-  Inflacioni i Turqisë u ngjit në nivelin më të lartë që nga nëntori 2022, i nxitur nga çmimet më të larta të banesave dhe shërbimeve.

Sipas Raportit vjetor të inflacionit të Turqisë për dhjetor 2023 i publikuar sot bëri të ditur se , inflacioni ka arritur deri në 64.8%, më i larti që nga nëntori 2022 dhe një hap më lart nga 62% e muajit të kaluar. Megjithatë, kjo ishte nën vlerësimet e analistëve të cilët parashikonin deri në 65.1%. Inflacioni bazë arriti gjithashtu në 70.6%, më i larti që nga viti 2004, nga 69.9% në muajin e mëparshëm.

Mediat e huaja raportojnë kjo ishte kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të transportit, të cilat u rritën me 77% në dhjetor, nga 70% në nëntor, si dhe çmimeve të banesave dhe shërbimeve, të cilat u rritën në 40.4% nga 37.55% një muaj më parë. Për më tepër, çmimet e restoranteve, hoteleve dhe kafeneve gjithashtu u rritën lehtë në 93.2% nga 92.9% në nëntor, ndërsa çmimet e kulturës dhe argëtimit u rritën në 61.3% nga 56.9%.

Çmimet e ushqimeve arritën në nivelet më të larta të 3 muajve në 72%, nga 67.2% e nëntorit. Megjithatë, inflacioni nga muaji në muaj u zbut në 2.9% nga 3.3% në nëntor.

Turqia kohët e fundit ka njoftuar se do të rrisë pagën e saj minimale neto me rreth 49% në rreth 17,000 lira (523 €) përpara zgjedhjeve të saj komunale të marsit. Nëse do të ndodhë, kjo potencialisht mund të nxisë një rritje tjetër të inflacionit, ndërkohë që shumë familje tashmë janë duke luftuar për të paguar qiranë dhe nevojat themelore. Kjo nga ana tjetër, ka çuar në një rritje të borxhit dhe sëmundjeve mendore.

inflacion turqi

Sondazh

Poll