Bota

Aksidenti në pistën e aeroportit në Tokio, shpëtimi i 379 personave nga djegia e aeroplanit nuk ishte vetëm punë fati

Deri më sot, ky është aksidenti më vdekjeprurës me një avion në historinë e aviacionit.

3 Janar 2024, 15:22 Nga r.ll
Aksidenti në pistën e aeroportit në Tokio, shpëtimi i 379
pamje nga aksidenti

TOKIO- Duke parë pamjet e përplasjes së Japan Airlines në aeroportin Haneda të Tokios, është një mrekulli që pati shumë persona që dolën të padëmtuar.

Megjithëse fatkeqësisht, pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin Dash 8 të Gardës Bregdetare të Japonisë që u godit gjatë uljes të martën kanë vdekur, të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e Airbus A350 i kanë mbijetuar aksidentit.

Ndërsa hetimet për atë që ndodhi në incidentin, ku avioni JAL shpërtheu në një top zjarri, janë duke vazhduar, ekspertët thonë se evakuimi i suksesshëm vjen si pasojë e një kombinimi të standardeve moderne të sigurisë dhe kulturës rigoroze të sigurisë së Japan Airlines, shkruan CNN

“Nga ajo që pashë në pamje, u befasova dhe u lehtësova që të gjithë dolën jashtë”, thotë Graham Braithwaite , profesor i sigurisë dhe hetimit të aksidenteve në Universitetin Cranfield të Mbretërisë së Bashkuar.

“Është një ndikim kaq i rëndë që çdo avion duhet të përballojë. Por, duke ditur atë që di për atë linjë ajrore dhe sa përpjekje ata bënë për sigurinë dhe trajnimin e ekuipazhit, fakti që ata bënë një punë kaq të mirë nuk duhet të jetë aq befasuese. Në fakt, ishte një aksident katastrofik gati 40 vjet më parë që ndihmoi në shndërrimin e Japan AIrlines në një linjë ajrore kaq të sigurt", thotë ai.

Më 12 gusht 1985, fluturimi JAL 123 nga Tokio në Osaka u rrëzua, duke vrarë 520 nga 524 në bord, pas një riparimi të gabuar të bishtit nga teknikët e Boeing - jo të linjës ajrore. Deri më sot, ky është aksidenti më vdekjeprurës me një avion në historinë e aviacionit.

"Është e qartë se efekti ishte i thellë në linjën ajrore," thotë Braithwaite. 

“Në një kulturë si ajo e Japonisë, ata e morën atë përgjegjësi si grup dhe donin të siguroheshin që asgjë e tillë të mos ndodhte më. Pra, kur gjërat shkojnë keq, ata e shohin atë në kuptimin se si mund të mësojnë. Gjithçka është një mundësi për t'u përmirësuar.”, shtoi ai më tej. 

Në vitin 2005, duke kuptuar se shumë punonjës po i bashkoheshin kompanisë pa kujtuar atë aksident 20 vjet më parë, JAL hapi një hapësirë ​​në selinë e tyre të korporatës duke shfaqur pjesë të rrënojave, si dhe histori të ekuipazhit dhe pasagjerëve.

Ndërsa nuk është e qartë se kush ishte fajtori për aksidentin e ndodhur në pistë të martën, Braithwaite thotë se evakuimi i suksesshëm është absolutisht një gjë pozitive për Japan Airlines.

"Nëse doni të shihni një arsye pse duhet të fluturoni me ta, mendoj se kjo është ajo," thotë ai. Këtë javë, JAL u emërua ndër 25 linjat ajrore më të sigurta në botë në një listë vjetore nga uebsajti Airlineratings.com.

japoni

Sondazh

Poll