Bota

Lindja e Mesme në ankth nga rreziku i përhapjes së luftës/ Macron thirrje Izraelit: Shmangni përshkallëzimin e konfliktit në Liban

Presidenti francez ngriti gjithashtu shqetësime për numrin e vdekjeve të civilëve dhe situatën humanitare në Gaza.

3 Janar 2024, 12:51 Nga r.ll
Lindja e Mesme në ankth nga rreziku i përhapjes së luftës/
foto ilustruese

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së liderit politik numër 2 të Hamasit, Salah al-Arouri, ku i ka kërkuar Izraelit të shmangë përshkallëzimin e luftës jashtë Gazës. 

Macron i tha anëtarit të kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz se Izraeli duhet të ndalojë përshkallëzimin veçanërisht në Liban, sipas një deklarate nga presidenca franceze.

"Presidenti i Republikës theksoi se ishte thelbësore të shmangej çdo qëndrim përshkallëzues, veçanërisht në Liban, dhe se Franca do të vazhdojë t'i përcjellë këto mesazhe për të gjithë lojtarët e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zonë," tha zyra e Macron. Presidenti francez ngriti gjithashtu shqetësime për numrin e vdekjeve të civilëve dhe situatën humanitare në Gaza, shkruan Sky News.

Hamasi konfirmoi vdekjen e Salah al-Arourit dhe e quajti atë një “vrasje frikacake” nga Izraeli, duke shtuar se sulmet kundër palestinezëve brenda dhe jashtë Palestinës nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe stabilitetin e popullit tonë ose të minojnë vazhdimësinë e rezistencës së tij të guximshme.

Nga ana tjetër Izraeli ende nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Bejrut, i cili u dënua nga aleatët rajonalë të Hamasit, duke ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm të luftimeve në Lindjen e Mesme.

lufta izrael-palestine emmanuel macron

Sondazh

Poll