Aktualitet

Plagosen burrë e grua, aksident i rëndë në Korçë

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

2 Janar 2024, 16:52 Nga h.k
Plagosen burrë e grua, aksident i rëndë në Korçë
Foto ilustruese

KORÇË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht. Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2024, 14:53 I.A

Mësuesja që “amëlson” Shkodrën

Zamira Faslija SHKODËR- Zamira Faslija, tash e 17 vjet, është mësuese e ciklit të ulët fillor në Shkodër, por, vite...