Aktualitet

Dhunoi tezen e tij në Korçë, bie në pranga 34-vjeçari

Policia pas grumbullimit të materialeve i ka kaluar çështjen Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme. 

1 Janar 2024, 19:30 Nga h.k
Dhunoi tezen e tij në Korçë, bie në pranga
Policia Korçe

KORÇË-Një 34-vjeçar në Korçë, ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka dhunuar tezen e tij. I riu Sh.N është kapur në flagrancë gjatë momentit të ushtrimit të dhunës.

Policia pas grumbullimit të materialeve i ka kaluar çështjen Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin V. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

dhune ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2024, 14:53 I.A

Mësuesja që “amëlson” Shkodrën

Zamira Faslija SHKODËR- Zamira Faslija, tash e 17 vjet, është mësuese e ciklit të ulët fillor në Shkodër, por, vite...