Art&Argëtim

Nuk kanë fund probleme për blogeren/ Bizhuteritë e Chiara Ferragni shiten me gjysmë çmimi, ndërpritet kontrata

Por cila është arsyeja e dështimit? Një arsye, sipas argjendarit, mund të jetë se "Ferragni i ka promovuar keq bizhuteritë e saj".

31 Dhjetor 2023, 11:11 Nga r.ll
Nuk kanë fund probleme për blogeren/ Bizhuteritë e Chiara
bizhuterite

ITALI- Duket se humbjet dhe problemet nuk kanë fund për blogeren e njohur italiane, Chiara Ferrgani. 

Pas "skandalit" me panetonen, atë të vezëve të Pashkëve, “ankesat” në rrjetet sociale për faqen e mospërputhjes dhe humbjen e ndjekësve, së fundmi edhe bizhuteritë e markës Ferragni nuk po shiten më. Këtë e ka konfirmuar pronari i dyqanit të bizhuterive Baravelli në Ferrara.

“Ne po shesim artikujt më të fundit me zbritje deri në 50% , dhe për këtë shkak nuk do të rinovojmë më marrëveshjen me markën Ferragni e cila është mbështetur në Morellato për krijimin e gjerdanëve, unazave, byzylykëve.”, tha ai për mediat italiane.

Por cila është arsyeja e dështimit? Një arsye, sipas argjendarit, mund të jetë se "Ferragni i ka promovuar keq bizhuteritë e saj". Një tjetër arsye ai përmend se është një produkt me cilësi të ulët. “Do të kisha bërë një produkt më të çmuar, ndoshta edhe në argjend sesa në këtë aliazh hipoallergjik”, përfundoi ai. 

chiara ferragni

Sondazh

Poll