Art&Argëtim

Akuzohet për trafik armësh, arrestohet ish-miss Bolivia, në kërkim i dashuri i saj

Gjatë seancës së saj të fundit në gjykatë, gjyqtarja vendosi që Mercado Campos të mbahej për 30 ditë në paraburgim pasi u konsiderua si rrezik largimi i saj nga vendi.

29 Dhjetor 2023, 16:03 Nga r.ll

Akuzohet për trafik armësh, arrestohet ish-miss Bolivia, në

BOLIVI- Ish- miss Bolivia është vënë në pranga pasi akuzohet për trafikim armësh, ndërsa po hetohet edhe për një rast droge ku është i përfshirë edhe i dashuri i saj i cili është në arrati.

Arrestimi i Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e cila u kurorëzua Miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia në 2023, erdhi një muaj pasi Forca Speciale e Bolivisë për të luftuar trafikun e drogës (FLECN) bastisi godinën që konkurrentja e konkursit ndante me të dashurin e saj dhe zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri dhe municionesh, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë seancës së saj të fundit në gjykatë, gjyqtarja vendosi që Mercado Campos të mbahej për 30 ditë në paraburgim pasi u konsiderua si rrezik largimi i saj nga vendi. Prokurorët janë në pritje të rezultateve të testeve mjeko-ligjore në fuoristradën BMW të 22-vjeçares për të përcaktuar nëse ajo mund të akuzohet edhe për vepra penale të drogës.

alondra mercado campos bolivi

Sondazh

Poll