Art&Argëtim

Angelina Jolie në një lidhje të re, kush është reperi britanik që përflitet si i dashuri i saj?

Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash.

30 Dhjetor 2023, 20:09 Nga r.ll

SHBA- Disa foto që qarkullojnk së fundmi në mediat sociale na bëjnë të aludojmë se Angelina Jolie ka një të dashur të ri. Ajo është parë në shoqërinë e një reperi britanin të quajtur Akala, por kush është ai?

Që prej ndarjes me aktorin e njohur Brad Pitt, pak më pak se një dekadë më parë, i janë atribuar shumë emra, por Jolie duket se nuk i ka dhënë dashurisë një shans tjetër… Deri tani.

Revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oggi (@oggisettimanale)

Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dy yjet teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’. Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel. Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash. Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen.

angelina jolie akala james kingslee daley

Sondazh

Poll