Sport

Milani arrin të marrë 3 pikët ndaj Sasuolos dhe mban larg Fiorentinën!

Në javën e 18-të të Serisë A, ekipi i Piolit mundi Sassuolo 1-0 dhe mbajti Fiorentinën në distancë për të çuar pikët e grumbulluara deri më tani në 36.

30 Dhjetor 2023, 20:03 Nga DOSJA
Milani arrin të marrë 3 pikët ndaj Sasuolos dhe mban larg

ITALI - AC Milan e mbyll vitin 2023 me një fitore të rëndësishme për renditjen dhe moralin. Në javën e18-të të Serisë A, ekipi i Piolit mundi Sassuolo 1-0 dhe mbajti Fiorentinën në distancë për të çuar pikët e grumbulluara deri më tani në 36.

Në Meazza në pjesën e parë pati shumë ekuilibër, pak cilësi dhe dy gola të anulluar të Leaos dhe Bennacer për pozicione të parregullta.

Në pjesën e dytë, Pulisic në minutën e 59-të vendosi në mënyrë të ftohtë ndeshjen me një asist perfekt të Bennacer dhe kuqezinjtë arritën të marrin 3 pikë të vlefshme.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll