Sport

Mund të zgjidhet pa frikë, rasti më i pabesueshëm i humbur i vitit, ndodh në Angli! – VIDEO

Jones humbi ekuilibri dhe nuk arriti dot të shtynte në rrjetë një top që mund të shënohej edhe nga një fëmijë.

30 Dhjetor 2023, 18:18 Nga DOSJA
Mund të zgjidhet pa frikë, rasti më i pabesueshëm i humbur i

ANGLI - Ka raste dhe raste të humbura, por ai i sulmuesit të Middlesbrough kaloi çdo limit. Middlesbrough luajti kundër Huddesfield në transfertë dhe për fatin e mirë të Isaiah Jones, fituan në shifrat 1-2. Të gjithë vëmendjen e mori ky futbollist për shkak të rastit të shpërdoruar.

Teksa u gjend përpara portës kundërshtare, totalisht i vetëm dhe me portën bosh, Jones u relaksua shumë dhe e mendoi golin e sigurt, duke u tallur me mundësinë e dhënë. Në fund, Jones humbi ekuilibri dhe nuk arriti dot të shtynte në rrjetë një top që mund të shënohej edhe nga një fëmijë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll