Sport

Shfaqet Benzema! Nuk do të largohet nga Al-Ittihad këtë dimër, zbulohen arsyet!...

Karim Benzema nuk ka ndërmend të largohet nga Al-Ittihad, as klubi saudit nuk dëshiron të ndahet me francezin.

30 Dhjetor 2023, 18:08 Nga DOSJA

Shfaqet Benzema! Nuk do të largohet nga Al-Ittihad këtë

ARABIA SAUDITE - Mbyllja e Instagramit të tij, kritika nga shtypi saudit, largimi nga Jeddah... Ditët e fundit, thashethemet e shumta kanë sugjeruar një largim të mundshëm të Karim Benzema nga Al-Ittihad.

Ndërkohë “Marca” tashmë i ka qetësuar gjërat këtë të shtunë, duke zbuluar se ‘KB9’ ishte larguar nga Jeddah për të trajtuar këmbën e tij të dëmtuar. Detaje të reja janë shfaqur për të ardhmen e “Topit të Artë” francez.

“Klubi i Al-Ittihad nuk ka ndërmend ta lërë Karim Benzema të largohet në janar, e njëjta gjë edhe për verën e ardhshme”,- tha Santi Aouna në X këtë të shtunë. Gazetari i “Foot Mercato” saktëson se nuk ka pasur asnjë diskutim për një largim të mundshëm. “Topi i Artë” francez është I përcaktuar për të ardhmen e tij këtë dimër. 

Nëse do të dilnin thashetheme për interesim nga disa skuadra saudite për Karim Benzema, ish-lojtari i Real Madridit do të kishte ende dëshirën për të performuar me Al-Ittihad.

“I etur për të rikthyer imazhin e tij, ish-ndërkombëtari francez nuk do të largohet nga Jeddah”,- njoftoi “Foot Mercato”. “Topi i Artë” i vitit 2022 duket më pak hakmarrës, pasi ka shënuar ende 11 gola për 5 asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll