Aktualitet

Plotësimi i formularit 'Sky ECC'/ Rrumbullaku: Asnjë efektiv policie nuk ka deklaruar se ka përdorur aplikacionet

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje me të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

30 Dhjetor 2023, 11:43 Nga a.l
Plotësimi i formularit 'Sky ECC'/ Rrumbullaku: Asnjë efektiv
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndal edhe te vetëpastrimi i policisë, duke theksuar se gjatë plotësimit të formularëve, asnjë nga punonjësit e Policisë nuk ka pranuar që ka patur Sky ECC apo EncroChat

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje me të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK. Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.

Po kështu po verifikohet edhe pasuria ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni. Hetim pasuroror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega.

Po kështu, SPAK ka vënë në sitë edhe pasuritë e disa zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit dhe policisë lokale, të cilët shfaqen në komunikimet e SKY. Për këta të fundit janë përcjellë letërporosi, për të marrë të dhëna shtesë që pritet t’i vijnë në ndihmë hetuesve.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll