Aktualitet

Vrasja e Arjan Spahiut në Bruksel/ Dubai ekstradon në Belgjikë anëtarin e klanit rival të drogës, Franc Çopja

Franc Çopja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së  Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.  Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

30 Dhjetor 2023, 11:35 Nga a.l
Vrasja e Arjan Spahiut në Bruksel/ Dubai ekstradon në Belgjikë
Ardit Spahiu

ELBASAN- Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ekstraduan të premten Gergely Franc shqiptari, i akuzuar për vrasje me paramendim, tek autoritetet përkatëse në Belgjikë pas një kërkese ekstradimi të paraqitur në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

I akuzuari u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Belgjikës, pas procesit të vendosur ligjor dhe gjyqësor, gjykimit dhe sipas vendimit të Ministrit të Drejtësisë së EBA-së, i cili miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Franc Çopja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së  Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.  Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

Ardit Spahiu i njohur dhe me emrin Arjan ose me pseudonimin “Arjani Vogël” u ekzekutua me 8 plumba në zonën Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. 38-vjeçari, vëllai i kunatit të Erion Alibejt u vra nga tre persona që bashkëpunuan me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre e qëlloi me shtatë plumba dhe e la të vdekur. Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e  arrestuan më 18 shtator në Elbasan. 

franc capja

Sondazh

Poll