Aktualitet

A e kanë ndihmuar shqiptarët njeri-tjetrin në këtë vit që lamë pas?

Forma që kanë zgjedhur shqiptarët për të ndihmuar njerëzit në nevojë ka qenë para në dorë. 52% e të anketuarve nga Barometri kanë pranuar se kanë dhënë para në dorë për kategoritë në nevojë.

29 Dhjetor 2023, 22:03 Nga I.A
A e kanë ndihmuar shqiptarët njeri-tjetrin në këtë vit
Sondazhi

TIRANË- Surprizues është solidariteti i shqiptarëve sa i përket ndihmës që u kanë ofruar njerëzve në nevojë. Gjatë 2023, 61.7% e tyre kanë pranuar se kanë ndihmuar njerëz në nevojë në forma të ndryshme. Vetëm 36.4% e tyre kanë pranuar se nuk kanë ndihmuar askënd ndërsa 1.9% e tyre nuk e dinë.

Forma që kanë zgjedhur shqiptarët për të ndihmuar njerëzit në nevojë ka qenë para në dorë. 52% e të anketuarve nga Barometri kanë pranuar se kanë dhënë para në dorë për kategoritë në nevojë.

47.2% e shqiptarëve kanë ndihmuar me rroba/veshje njerëzit në nëvojë.
Ushqimi ka qenë n jë tjetër formë që shqiptarët kanë zgjedhur për të ndihmuar njerëzit në nevojë ku 41.7% e tyre konfirmoljnë këtë lloj ndihme.

Këshillimi apo koha e kushtuar ndaj kategorive në nevojë, ka qenë një formë tjetër e solidaritetit të shqiptarëve, megjithëse më pak, ata që kanë dhënë këtë lloj ndihme, janë vetëm 7 % e tyre.

Marrë nga Euronews.al

sondazhi

Sondazh

Poll