Bota

Danimarka bëhet pjesë e taskforcës detare në Detin e Kuq

Fregata daneze do të mbërrijë në ujëra në fund të janarit, në pritje të miratimit nga parlamenti i vendit për të cilën duket se nuk do të ketë asnjë kundërshtim.

29 Dhjetor 2023, 18:37 Nga A.TH
Danimarka bëhet pjesë e taskforcës detare në Detin e Kuq
Anija daneze

DANIMARKË- Danimarka bëhet pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër sulmeve të grupit rebel Houthi në Detin e Kuq. Taskforcës detare iu shtua një fregatë nën flamurin danez. Koalicioni u krijua pasi anijet po përballen me ngacmime dhe sulme të rregullta nga grupi rebel Houthi në Detin e Kuq.

Houthi-t me bazë në Jemen, të mbështetur nga Irani, thonë se ata kanë në shënjestër të gjitha anijet që ata besojnë se janë të lidhura, të operuara, në pronësi, me flamur ose që udhëtojnë drejt ose nga Izraeli.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën serioze që po shpaloset në Detin e Kuq, ku vazhdojnë sulmet e paprovokuara kundër anijeve civile”, tha në një deklaratë ministri danez i mbrojtjes Troels Lund Poulsen.

Fregata daneze do të mbërrijë në ujëra në fund të janarit, në pritje të miratimit nga parlamenti i vendit për të cilën duket se nuk do të ketë asnjë kundërshtim. Pas krijimit të taskforcës ku bëjnë pjesë më shumë se dhjetë shtete shumë prej dronëve të drejtuara nga Houthi janë asgjësuar në ajër nga luftëanije të koalicionit. Ndërkohë, kompania e transportit të mallrave Maersk i është ritkhyer udhëtimeve në Detin e Kuq. Lundrimi përmes kësaj zone konsiderohet I rëndësishëm për transportin e mallrave të ndryshme dhe naftës në shërbim të dhjetërave vendeve.

danimarke

Sondazh

Poll