Bota

Tragjedi në Kroaci/ Burri vret nënën, gruan dhe më pas veten

Vrasësi më pas është mbyllur në shtëpi dhe është vetëvrarë. Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

29 Dhjetor 2023, 14:04 Nga DOSJA
Tragjedi në Kroaci/ Burri vret nënën, gruan dhe më pas veten
Autori i ngjarjes

KROACI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci. Një burrë ka vrarë fillimisht nënën dhe më pas gruan e tij. Pas vrasjes së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka vrarë me armë zjarri.

Vrasësi më pas është mbyllur në shtëpi dhe është vetëvrarë. Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

Sipas dëshmitarëve, autori ishte me të brendshme dhe me pushkë në dorë hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë.

Mediat vendase njoftojnë se autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre.

kroaci vrasje ne kroaci

Sondazh

Poll