Bota

Vrasja e Liridonës/ Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë iu zgjatet paraburgimi

Vrasja e saj tronditi opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm, pasi në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

29 Dhjetor 2023, 10:51 Nga r.ll
Vrasja e Liridonës/ Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të
foto ilustruese

KOSOVË- Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, iu është zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

NJOFTIMI:

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Vrasja e saj tronditi opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm, pasi në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

liridona ademaj naim murseli granit plava kushtrim kokalla

Sondazh

Poll