29 Dhjetor 2023, 12:33
Nga r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI-Dy persona janë arrestuar në kaudër të operacionit policor “Kriptonite”. Në pranga u vunë Kanan Hani dhe Kristjan Feçanji. Këta të fundit mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë.
Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se numri i shtetasve grekë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi shkon në 5 mijë. Dyshohet se grupi prej 7 personash mashtronte shtetasit grekë, duke i ftuar të investonin në kriptomonedha dhe duke iu marrë nga 3 mijë deri 5 mijë euro.
Nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha “Bitcoin”, adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara.
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe të punësimit të paligjshëm.
Mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë, vihen në pranga 2 shtetas.
Në subjektin tregtar të përshtatur për këtë veprimtarinë kriminale, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas.
Sekuestrohen 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kriptonite”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë;
-K. F., 29 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 2, te bulevardi “Republika”, në Korçë, në një subjekt tregtar në pronësi të shtetasit K. H., kanë gjetur të punësuar në mënyrë të jashtëligjshme 7 punonjës, të cilët ishin të padeklaruar në organet tatimore.
Gjithashtu, nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha “Bitcoin”, adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.
Vijon puna intensive hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara prej saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
kanan hani kristjan fecanji
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:36
A.B
Ruben Saraiva
TIRANË- Portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin t&e...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë mbldhjes qeveritare të një dite më parë, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e ambasa...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:06
A.B
Punonjesit
LEZHË- Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë. Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 11:46
a.l
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur n&eu...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 11:15
r.ll
shqiptari
GREQI- Është publikuar fotoja dhe emri i të riut shqiptar i cili masakroi me thikë të moshuarin grek, të cili...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:38
r.ll
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një dalje për mediat sot tha se një nga problemet më të m...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:15
a.l
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:09
a.l
Ilir Beqaj
TIRANË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhë...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 09:59
a.l
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor ‘Librazhd-Stërblevë’.
...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 09:26
A.B
Burg
Punonjësit e Burgjeve do të marrin nga një page shpërblim për fundvit.
Me propozim të Ministrit të Drejtësis&...