Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Seman/ Përplasen dy makina, bllokohet rruga për kalimin e automjeteve

Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit.

29 Dhjetor 2023, 11:46 Nga a.l
Aksident në aksin Fier-Seman/ Përplasen dy makina, bllokohet rruga
Foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit, që po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërkohë që si shkak i këtij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.

aksident ne fier

Sondazh

Poll