Bota

Makina godet turmën e njerëzve në Britani, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë

Lidhur me ngjarjen, një 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe një 55-vjeçar i dyshuar për tentativë vrasje.

28 Dhjetor 2023, 12:01 Nga r.ll
Makina godet turmën e njerëzve në Britani, humb jetën
makina qe shkaktoi aksidentin

BRITANI - Një 46-vjeçar ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë goditi një turmë njerëzish në Sheffield në Britani.

Lidhur me ngjarjen, një 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe një 55-vjeçar i dyshuar për tentativë vrasje, shkruan Sky News.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të një dite më parë, ndërsa raportohet se 46-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, dhe një i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë të dy të akuzuarit ndodhen në paraburgim.

Andrew Knowles, oficer i lartë hetues, tha se kishte nxjerrë forca të shumta policie në terren dhe se oficerët po kryejnë hetime shtëpi më shtëpi.

"Ne do të patrullojmë gjatë gjithë natës për të ofruar siguri dhe për të folur me këdo që mund të ketë informacion ose të ndihet i shqetësuar," shtoi ai.

aksident ne britani

Sondazh

Poll