Bota

Norvegjezi qëllon për vdekje me thikë policin në një lokal në Selanik

Punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, që kanë ndërmarrë hetimet, kanë mbledhur provat të shumta për të zbuluar se si ndodhi vrasja.

28 Dhjetor 2023, 10:29 Nga r.ll
Norvegjezi qëllon për vdekje me thikë policin në një
foto nga vendngjarja

GREQI- Një 44-vjeçar norvegjez ka qëlluar për vdekje me thikë një punonjës policie 32-vjeçar në orët e para të së enjtes në një lokal në Selanik.

Sipas mediave greke, polici ka marrë plagë në anën e majtë të qafës poshtë veshit dhe humbi jetën. Trupi i 32-vjeçarit është transferuar në mjekësinë ligjore, ku pritet të kryhet autopsia.

Punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, që kanë ndërmarrë hetimet, kanë mbledhur provat të shumta për të zbuluar se si ndodhi vrasja.

Sipas informacioneve, gjithçka nisi pas një debati për arsye të panjohura. Ai goditi të afërmin e policit ne thikë në këmbë ndërkohë që ndodheshin në të njëjtin lokal. Kur 32-vjeçari tentoi të ndërhynte për të mbrojtur të afërmin e tij, norvegjezi e goditi me thikë në qafë, duke shkaktuar vdekjen e tij brenda pak minutash.

selanik

Sondazh

Poll