Bota

Aksident zinxhir në Turqi/ 11 të vdekur dhe 57 të plagosur, disa në gjendje të rëndë (VIDEO)

Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.

28 Dhjetor 2023, 07:51 Nga a.l
Aksident zinxhir në Turqi/ 11 të vdekur dhe 57 të plagosur, disa
Aksident në Turqi

TURQI- Një aksiddent i shumëfishtë ka ndodhur në Turqi, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë.

Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.

Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.

Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani, sipas mediave lokale.

aksident ne turqi

Sondazh

Poll