Bota

‘Duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri’, reagon Trump pas masakrës që tronditi Amerikën

6 Nëntor 2019, 07:42 Nga DOSJA
‘Duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri’,

SHBA- Pas masakrës së të hënës ku mbetën të vdekur nëntë persona në Meksikë ka reaguar Presidenti  amerikan Donald Trump i cili ka shprehur shqetësimin  e tij për familjen amerikane e cila u gjend dy  karteleve  të mëdha të drogës.

Të 9 viktimat kanë qenë pjesë të një familje, 3 gra  dhe 6  fëmijët e tyre të mitur  u vranë  në mënyrën më barbare nga një kartel droge në Meksikë.

Nga mediat e huaja është mësuar  se familja mormone kishte marrë rrugën për tek të afërmit  e tyre që kishin një dasëm, por u gjendën  papritur përballë një grupi të armastosur në një rrugë të fshehur e të paasfaltuar dy ditë më parë.

Ndërkohë bazuar në deklaratën e një zyrtari përgjegjës për zbardhjen  e ngjarjes ëshët  thënë se trafikantët kanë qëlluar gabimisht mbi familjen që ishte nisur për  në dasëm pasi  mund t’i kenë ngatërruar me rivalët e tyre.

 “Një familje e mrekullueshme u gjend në mesin e zjarrit të dy karteleve të dhunshme të drogës. Si rezultat, shumë amerikanë të mëdhenj u vranë, përfshi fëmijë të vegjël. Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë në pastrimin e këtyre monstrave, SHBA është gati për t’u përfshirë. Presidenti i ri i madh i Meksikës e ka bërë çështje të madhe këtë, por kartelet po bëhen të mëdha dhe të fuqishme, prandaj ndonjëherë është e nevojshme një ushtri për të mposhtur një ushtri”, thotë Presidenti Trump.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 gra  dhe 6  fëmijët 9 viktima ne meksike ] meksike 3 gra  dhe 6  fëmijët 9 viktima ne meksike ] meksike

Sondazh

Poll