Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Autoboti përplaset me një mjet bujqësor, plagoset një nga drejtuesit

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

26 Dhjetor 2023, 19:27 Nga r.ll
Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Autoboti përplaset me një
foto ilustruese

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në fshatin Frakull e Vogël, ku një autobot është përplasur me një mjet bujqësor, frezë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spital. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin levan-tepelene

Sondazh

Poll