Aktualitet

"Kam 10 vite që kam dyqanin aty"/ Tregtarja në Lushnje: Dëmi është mbi 50 milion lekë

Sipas saj flakët kanë nisur në drekë gjatë ndërrimit të turneve. Ajo thotë se dëmi i shkaktuar mund të jetë mbi 50 deri në 60 milionë lekë. 

26 Dhjetor 2023, 12:29 Nga h.k
"Kam 10 vite që kam dyqanin aty"/ Tregtarja në Lushnje:
Tregtare ne Lushnje

LUSHNJE-Një tregtare në Lushnje ka dëshmuar për situatën e djeshme në godinën 12-katëshe në qendrën tregtare "Metropol". Ajo rrëfen se prej 10 vitesh ka në pronësi një dyqan aksesorësh brenda godinës që u përfshi nga një zjarr masiv.

Sipas saj flakët kanë nisur në drekë gjatë ndërrimit të turneve. Ajo thotë se dëmi i shkaktuar mund të jetë mbi 50 deri në 60 milionë lekë. 

"Kam një biznes në kat të parë ,është dyqan çantash aksesorësh. Zjarri ra nga ora 2 e gjysmë e drekës kur ne po ndërronim turnet në punë. Në fillim pamë tym edhe ndjemë erë që po digjej diçka dhe pastaj u larguam. Unë nuk qëndrova aty kur ra zjarri po dëgjova nga tregtarët e tjerë që kanë bizneset e tyre që u mbush shumë shpejt me tym dhe u përfshi nga flakët. Biznesi im ka mbi 10 vite që është hapur dhe mendoj që dëmi mund të jetë shumë i madh. Mendoj që ka mbi 50-60 milion lekë dëm, po shyqyr që jemi mirë, kjo ka rëndësi”, shprehet ajo.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll