Aktualitet

Pamjet nga qendra tregtare në Lushnje, dyqanet janë të shkrumbuara

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s.

26 Dhjetor 2023, 13:16 Nga h.k
Pamjet nga qendra tregtare në Lushnje, dyqanet janë të
Foto ilustruese

LUSHNJE-Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 02:45, ku dyshohet se vatra nisi nga një dyqan këpucësh dhe më pas edhe dyqanet e tjera. Tymi përfshiu të gjithë godinën 12-katëshe. Zjarrfikësit nga qytetet e ndryshme të vendit erdhën në vendngjarje, pasi gjendja u përkeqësua.

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s.

Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave. Si pasojë u rrezikua jeta e shumë njerëzve, të cilët ndodheshin aty për pazar si dhe për të festuar ditën e Krishtlindjeve, por dhe banorëve të pallatit.

Të frikësuar dhe të panikosur, shumë qytetarë, banorë dhe tregtarë treguan përjetimet e ngjarjes dhe dëmet që janë shkaktuar.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll