Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi në një luftë me shumë fronte, po sulmohemi nga shtatë anë

Grupet e mbështetura nga Irani në Jemen, Liban, Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në mbështetje të Hamasit.

26 Dhjetor 2023, 15:30 Nga r.ll
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi në një luftë me shumë
yoav gallant

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha në një fjalim para ligjvënësve, se ata ishin në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë anë: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Iraku, Jemeni dhe Irani.

Komentet vijnë pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Damaskut të hënën u raportua se kishte vrarë një gjeneral të rangut të lartë iranian, Sayyed Razi Mousavi. 

Vrasja e Mousavi, një këshilltar për një kohë të gjatë i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri, erdhi mes frikës së vazhdueshme të luftës Izrael-Hamas mund të ketë një përhapje rajonale, sipas The Guardian.

Grupet e mbështetura nga Irani në Jemen, Liban, Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në mbështetje të Hamasit. Përleshjet përgjatë kufirit Liban-Izrael midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë vazhduar të intensifikohen, me shkëmbime të përditshme raketash, sulme ajrore dhe granatime përtej kufirit.

yoav gallant

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2023, 14:56 I.A

Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

Azerbajxhan AZERBAJXHAN- Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve francezë, për shkak se "veprime...