26 Dhjetor 2023, 14:56
Nga I.A
Azerbajxhan
AZERBAJXHAN- Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve francezë, për shkak se "veprimet e tyre ishin në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”. Ministria tha më 26 dhjetor se e ka thirrur në takim ambasadorin francez për t’i shprehur atij “një protestë të fuqishme ndaj veprimeve të dy punonjësve të Ambasadës së Francës”.
Ata u urdhëruan të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Parisi nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtij vendimi, të cilin nuk dihet se nga çfarë e nxiti. Tensionet mes këtyre dy vendeve janë rritur në vitet e fundit, pasi Franca e ka shtuar mbështetjen për Armeninë fqinje dhe e i ka shpeshtuar kritikat për Bakun.
Në nëntor, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e akuzoi Francën për nxitjen e konfliktit në Kaukaz duke e armatosur Armeninë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë luftuar dy luftëra për rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak. Bakuja e rimori këtë enklavë në shtator pas një ofensive të lehtë kundër separatistëve armenë, të cilët e kishin kontrolluar atë për tri dekada.
Armenia dhe Azerbajxhani kishin thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes mund të nënshkruhej deri në fund të këtij viti, por bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët mes dy ish-republikave sovjetike kanë shënuar pak përparim. Në nëntor, Aliyev nuk pranoi të ulet në tavolinën e bisedimeve me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Spanjë, për shkak të, siç kishte thënë, “qëndrimit të njëanshëm të Francës”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritej t’i ndërmjetësonin bisedimet bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Franca, e cila strehon një diasporë të madhe armene, është akuzuar kohë pas kohe nga Azerbajxhani se ia mban anën Armenisë në konfliktin territorial mes dy vendeve të Kaukazit.
Marrë nga REL
olaf scholz ilham aliyev
Bota
26 Dhjetor 2023, 14:42
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE- Operimi i kurrizit më 1999 dhe një vizitë e shkurtër në vitin 2022, janë ato që e lidhin një...
Bota
26 Dhjetor 2023, 14:41
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç të Marii...
Bota
26 Dhjetor 2023, 14:32
a.l
Peter Stano
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtari...
Bota
26 Dhjetor 2023, 14:05
a.l
Rumani
RUMANI- Pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezulto...
Bota
26 Dhjetor 2023, 13:26
a.l
Christopher Hill
SERBI- Pas protestave të dhunshme përpara godinës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Beograd, ka reag...
Bota
26 Dhjetor 2023, 12:51
a.l
Gaza
EGJIPT- Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t’i dhënë fund luftës nëRripin e Gazës, njoftojn&e...
Bota
26 Dhjetor 2023, 12:16
a.l
Banjskë
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjatur paraburgimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Ban...
Bota
26 Dhjetor 2023, 12:07
a.l
Londër
LONDËR- “Met Office” i Britanisë së Madhe ka regjistruar përkohësisht temperaturën më të la...
Bota
26 Dhjetor 2023, 12:00
a.l
Gjykata
KOSOVË- Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kus...
Bota
26 Dhjetor 2023, 11:34
a.l
Alexei Navalny
RUSI- Kritiku i burgosur i Kremlini, Alexei Navalny, mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të pë...