Bota

BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës

Stano në një postim në X thekson se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dhe në zbatimin e angazhimeve që janë marr në kuadër të dialogut, e që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes.

26 Dhjetor 2023, 14:32 Nga a.l
BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur targat e
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat RKS, të lëshuara nga Kosova. Stano në një postim në X thekson se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dhe në zbatimin e angazhimeve që janë marr në kuadër të dialogut, e që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes.

"Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkruan Stano. 

peter stano

Sondazh

Poll