Bota

Navalny reagon për herë të parë pas burgosjes në Arktik: Jam mirë, si 'Santa Claus'

Aleatët e tij, që po përgatiteshin për transferimin e tij të pritshëm në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse, thanë se ai nuk është takuar me avokatët që nga 6 dhjetori dhe ngritën alarmin mbi fatin e tij.

26 Dhjetor 2023, 11:34 Nga a.l
Navalny reagon për herë të parë  pas burgosjes në
Alexei Navalny

RUSI- Kritiku i burgosur i Kremlini, Alexei Navalny,  mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, në një postim në rrjetet sociale i siguroi ata se ishte mirë pas transferimit në një burg në rajonin Arktik të Rusisë veriore. Transferimi, cili zgjati 20 ditë, ishte mjaft i lodhshëm, tha ai në platformën X.

“Por unë jam në një gjendje të mirë mendore, si Santa Claus. Gjithsesi, mos u shqetësoni për mua. Une jam mirë. Jam i qetë që më në fund mbërrita,” shtoi Alexei Navalny, duke iu referuar mjekrrës së tij që iu rrit gjatë udhëtimit të tij shumëditor dhe rrobave të reja dimërore, të përshtatura me temperaturat polare.

Aleatët e tij, që po përgatiteshin për transferimin e tij të pritshëm në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse, thanë se ai nuk është takuar me avokatët që nga 6 dhjetori dhe ngritën alarmin mbi fatin e tij.

“Mirënjohje për mbështetësit tanë, aktivistët, gazetarët dhe mediat që janë shqetësuar për fatin e Alexeit dhe që nuk lodhen së shkruari për situatën”, tha avokati i opozitarit Navalny, Ivan Zhdanov.

Ai tha se mbështetësit e tij dërguan 618 kërkesa për informacion lidhur me vendndodhjen e Navalnyt, i cili po mbahej në një burg rreth 235 kilometra në lindje të Moskës.

alexei navalny

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2023, 08:46 a.l

SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse në Irak

Avion IRAN- Presidenti Joe Biden, ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të kryejë sulme hakmarrëse ajrore kundër grupeve t&...