Sport

Vitor Roque tani duket si një lojtar i Barçës…

Barcelona ka përfituar nga dita e Krishtlindjeve për të treguar imazhin e parë të brazilianit me fanelën ‘culé’

26 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Vitor Roque tani duket si një lojtar i Barçës…

SPANJE - Barcelona ka përfituar nga dita e Krishtlindjeve për të shfaqur imazhin e parë të Vitor Roque me fanelën e Barçës. Subjekti ‘culé’ përmes rrjeteve sociale ka postuar një video shumë të shkurtër, vetëm shtatë sekonda, ku shihet nënshkrimi i ri i veshur me fanelën e Barçës dhe duke puthur stemën.

“Bethlehem, këmbanat e Betlehemit që bien, engjëj çfarë lajmi na sillni?”,- shkruan  Barcelona dhe tekstin e ka shoqëruar me një video, ku perdja është ulur dhe braziliani shfaqet i veshur me fanelën ‘culé’.

Vitor Roque tashmë është duke përfunduar orët e fundit të pushimeve para se t'i bashkohet skuadrës së Barçës. Braziliani është planifikuar të zbarkojë në Barcelonë të mërkurën dhe t'i bashkohet stërvitjes të premten pasdite, datë e caktuar nga Xavi për kthimin e tij në punë.

Sulmuesi do të jetë fytyra e parë e re e Barcelonës në këtë merkato të janarit, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të vijnë edhe disa përforcime të tjera. Nuk duhet harruar se ditët e fundit edhe Xavi edhe Laporta  kanë deklaruar se do të tentojnë të nënshkruajnë me një mesfushor me profilin e Gavi-t.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll