Sport

E bujshme! Azerët e Neftçi Baku shkarkojnë Mutu në ditën e varrimit të nënës së tij

Në vend të tij është caktuar malazezi Miodrag Bojovic, i cilësuar si një trajner ekspert nga klubi.

26 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

E bujshme! Azerët e Neftçi Baku shkarkojnë Mutu në

AZERBAJXHAN - Adrian Mutu është shkarkuar nga Neftci Baku. Trajneri rumun u shkarkua para ndeshjes së fundit të vitit, por ajo që i habiti pak të gjithë, ishte se njoftimi nga klubi u bë në ditën kur ish-sulmuesi ndodhej në Rumani për varrimin e nënës së tij. 

Në vend të tij është caktuar malazezi Miodrag Bojovic, i cilësuar si trajner ekspert nga klubi. Më poshtë, njoftimi i plotë për shtyp:

“Sot kontrata mes PFK Neftçit dhe Adrian Mutu është ndërprerë me marrëveshje reciproke. PFK Neftçi falënderon Adrian Mutu për bashkëpunimin dhe punën e tij dhe i uron suksese në aktivitetet e tij të ardhshme.

Njëkohësisht, klubi i shpreh ngushëllimet më të thella Adrian Mutu për vdekjen e nënës së tij. PFK Neftçi, e cila aktualisht po lufton për rezultate të larta në Premierligë dhe Kupën e Azerbajxhanit, fton të gjithë tifozët e saj që të mbështesin dhe të bashkohen ngushtë rreth ekipit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll