Bota

Operacioni i mbrojtjes në Detin e Kuq jep rezultatet e para/ Nisin lundrimin anijet tregtare të kompanisë Maersk

Kompania beson se operacioni i udhëhequr nga SHBA do të lejojë që anijet tregtare të kalojnë të sigurta nëpër zonë.

25 Dhjetor 2023, 19:09 Nga A.TH
Operacioni i mbrojtjes në Detin e Kuq jep rezultatet e para/ Nisin
Maersk

IRANI- Kompania e anijeve Maersk njoftoi kthimin e saj në Detin e Kuq në ditën e Krishtlindjes. Maers tërhoqi anijet e saj tregtare pas sulmeve të fundit të Houthi-t që mendohet se mbështeten nga Irani. Misionet e anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit po rifillojnë aktivitetin menjëherë pas blloku mbrojtjeje të udhëhequr nga SHBA.

“Operacioni Prosperity Guardian do të lejojë edhe një herë anijet e transportit të kalojnë nëpër zone”, tha Maersk në një deklaratë, në atë që e quajti lajmin më të mirëpritur për të gjithë industrinë për funksionimin e tregtisë globale.

Operacioni shumëkombësh i sigurisë përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Bahreinin, Kanadanë, Francën, Italinë, Holandën, Norvegjinë, Seychelles dhe Spanjën. Kompania beson se operacioni i udhëhequr nga SHBA do të lejojë që anijet tregtare të kalojnë të sigurta nëpër zonë. Siç vë në dukje CNN-i, disa nga kompanitë më të mëdha në botë, si gjigandi i naftës BP, kanë thënë se po pezullojnë operacionet në Detin e Kuq, duke shmangur gjithashtu Kanalin e Suezit, pas sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare. Rreth 10% deri në 15% e tregtisë botërore dhe 30% e tregtisë së kontejnerëve kalon përmes rrugës ujore që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.

maersk houthi

Sondazh

Poll