Bota

Dalin rezultatet e autopsisë, Bujar Fandaj e qëlloi 8 herë me thikë në zemër dhe mushkëri 27-vjeçaren italiane

41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.

24 Dhjetor 2023, 20:23 Nga r.ll
Dalin rezultatet e autopsisë, Bujar Fandaj e qëlloi 8 herë me
bujar fandaj, vanessa ballan

ITALI- Janë publikuar rezultatet e autopsisë së 27-vjeçares Vanessa Ballan e cila u qëllua për vdekje me thikë nga 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj. Përfundimet e autopsisë tregojnë se para se të vritej Vanessa Ballan është dhunuar barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.

Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, shkruajnë mediat italiane. 

27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, ndërsa më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke i dhënë goditjen fatale

41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.

Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

bujar fandaj vanessa ballan

Sondazh

Poll