Bota

Festat e fundvitit shkojnë si 'mos më keq', turistët grekë bllokohen në autobus për 17 orë rrugës për në Vjenë

Mediat greke shkruajnë se stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël, shkruajnë mediat e huaja. 

24 Dhjetor 2023, 08:52 Nga a.l
Festat e fundvitit shkojnë si 'mos më keq', turistët
Autobus

VJENË- Rreth 100 turistë grekë nga Selaniku të cilët po udhëtonin drejt Austrisë për të festuar Krishtlindjet, mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga për në Vjenë.

Udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e djeshëm me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i lejoi të arrijnë në destinacionin e tyre, shkruajnë mediat greke. 

Mediat greke shkruajnë se stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël, shkruajnë mediat e huaja. 

Më në fund, pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në autobusët e bllokuar për t’u hapur rrugën turistëve të rraskapitur nga pritja e gjatë brenda në autobus.

vjene

Sondazh

Poll