Bota

Shpërthim i fuqishëm në Indonezinë lindore, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

Zjarri u shua me sukses mëngjesin e së dielës.  Firma që drejton parkun industrial shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. 

24 Dhjetor 2023, 08:31 Nga a.l
Shpërthim i fuqishëm në Indonezinë lindore, 12 të
Indonezi

INDONEZI- Të paktën 12 persona u vranë dhe 39 u plagosën në Indonezinë lindore të dielën pas një shpërthimi në një fabrikë të përpunimit të nikelit të financuar nga Kina, shkruajnë mediat e huaja. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit (2130 GMT të shtunën) në një fabrikë në pronësi të PT Indonesia Tsingshan Stainless Steel në Parkun Industrial Morowali që ndodhet në provincën Qendrore Sulawesi. 

"Numri aktual i viktimave është 51 persona. 12 persona kanë vdekur në incident. Janë 39 persona me lëndime të lehta dhe të rënda të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor," tha zëdhënësi Dedy Kurniawan.

Zjarri u shua me sukses mëngjesin e së dielës.  Firma që drejton parkun industrial shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. 

shperthim ne indonezi

Sondazh

Poll