Sport

I rrahin të dashurën dhe i lën një mesazh, luftëtari i MMA-së bën thirrje: “Nuk a mbyllni dot gojën, po ju pres!”

Ai pretendon se i kanë lënë një mesazh. “Ajo mezi u lirua dhe ia doli të bllokojë derën e banesës, qentë i ka kërcyer dhe sulmuesi vetëm i ka thënë “Bëji të fala Bojkoviçit, nuk do të kalojë shumë, do t’ia mbyllim gojën”

23 Dhjetor 2023, 12:55 Nga DOSJA
I rrahin të dashurën dhe i lën një mesazh, luftëtari i

SERBI - Marko Bojkoviç, luftëtari serb i MMA- s është bërë i njohur në rrjetet sociale pas kaosit që ka ndodhur në banesën ku ai jeton. Aty, sipas fjalëve të tij, autorë të panjohur kanë hyrë brenda dhe kanë sulmuar një femër që ndodhej aty, e gjithë kjo ka ndodhur teksa ai ishte në stërvitje.

Për shkak të gjithë kësaj, ai ka shkruar në Instagram. “Sonte në orën 20:00 është kryer një sulm i organizuar ndaj meje me qëllim që ndoshta të më mbyllnin gojën nga persona dhe struktura të caktuara, teksa isha në stërvitje u krye një sulm në banesën time, në të cilën ndodhej një femër. Personi të cilin sulmuesi i maskuar tentoi ta plagoste rëndë apo edhe ta vriste. Ai trokiti në derën e banesës sime, padyshim njohës i mirë i vendit ku jetoj, ajo hapi derën dhe ai tentoi ta mbyste dhe e rrahu me grushte”, ka shkruar Marko.

Ai pretendon se i kanë lënë një mesazh. “Ajo mezi u lirua dhe ia doli të bllokojë derën e banesës, qentë i ka kërcyer dhe sulmuesi vetëm i ka thënë “Bëji të fala  Bojkoviçit, nuk do të kalojë shumë, do t’ia mbyllim gojën” dhe më pas iku. Jemi në Qendrën Emergjente, i është dhënë ndihma, është lajmëruar edhe policia”.

Pas një sërë mesazhesh, ai ka bërë edhe një video incizim të adresës. “Jam gati të jap një shpërblim të madh monetar për atë që më jep emrin dhe mbiemrin e sulmuesit. Unë nuk jam k*rvë, nuk do të tërhiqem kurrë, ju mund të vazhdoni të më sulmoni, nuk kam frikë. Ne tashmë kemi ca pista, harrove se eshte shekulli 21 dhe se cdo gje po rregjistrohet, se ka kamera kudo. Kur jeni kaq të fortë pse sulmoni më të dobtit, pse nuk me sulmoni mua, pse nuk keni pritur që të kthehem nga stërvitja”, ka përfunduar Bojkoviq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll