Bota

Sveçla publikon emrat dhe fotografitë e autorëve të sulmit në Banjskë: Veriu është sulmuar 114 herë në dy vite

Sveçla ka thënë se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”, që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste.

23 Dhjetor 2023, 14:52 Nga r.ll
Sveçla publikon emrat dhe fotografitë e autorëve të sulmit
xhelal svecla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ndau detaje të reja për sulmin terrorist të Banjskës.

Sveçla rikujtoi edhe njëherë të gjithë ngjarjen që ndodhi më 24 shtator. Ai ka bërë publike emrat dhe fotografitë e terroristëve të identifikuar lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë.

Sveçla ka thënë se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”, që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste.

Ai ka treguar edhe se si janë identifikuar. Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë. Kosova sulmin në Banjskë e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

xhelal svecla

Sondazh

Poll