Politike

Berisha i vendosur: Jo në shtëpi po edhe në Hënë po të më çojnë, do të gjej mënyrën për të bërë opozitë

Ish- kryeministri tha se sot Rama dhe SPAK po fërkojnë duart për arrestimin e tij. 

23 Dhjetor 2023, 13:26 Nga r.ll
Berisha i vendosur: Jo në shtëpi po edhe në Hënë po
sali berisha

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se rilindja e Ramës pret fundin e tij, por theksoi se kanë gabuar rëndë dhe se do të fitojë.

Ai u shpreh se “jo në qeli, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë”. Ish- kryeministri tha se sot Rama dhe SPAK po fërkojnë duart për arrestimin e tij. 

“Jemi shpresa e vetme e këtij kombi. Sot Edi Rama, Rilindja SPAK dhe të gjithë armiqtë e demokracisë shqiptare po fërkojnë duart duke pritur arrestimin e Sali Berishës. Thonë se ky është fundit i Sali Berishës dhe opozitës. Absurde. Fundin e Berishës kanë qe në ’97 qe e përsërisin dhe janë të njëjtat persona që e thonë, po përsëri gabuan dhe ne do të fitojmë.

Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojta e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD, jo në shtëpi, apo në qeli, apo ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe për të thënë të vërtetën”, tha ai.

keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll