Sport

Pep Guardiola është ende i uritur për trofe…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, autori i një pesëshe trofesh të paprecedentë për një klub anglez gjatë vitit 2023 (Premier League, FA Cup, Champions League, UEFA Super Cup, Kupa e Botës për Klube), por ai dëshiron edhe më shumë.

23 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Pep Guardiola është ende i uritur për trofe…

ANGLI - Pep Guardiola ka gjithmonë oreks. Ku do të ndalet Manchester City, autor i një pesëshe trofeshë të paprecedentë në të gjithë Kanalin (Premier League - FA Cup - Champions League - UEFA Super Cup - World Club) pas fitores së tij kundër brazilianëve të Fluminense (4-0) në finalen e Kupës së Botës për Klube, të premten në mbrëmje?

“Jam shumë krenar për këtë klub”,- ka reaguar Pep Guardiola, pas këtij suksesi në Jeddah (Arabia Saudite), e cilësuar si “një arritje e jashtëzakonshme. Të fitosh këtë trofe do të thotë të jesh skuadra më e mirë në botë, - nënvizoi tekniku spanjoll. - Si trajner, kjo është ajo për të cilën jam më shumë krenar: ne gjithmonë përgjigjemi. Pavarësisht se çfarë trofesh ngremë, ne jemi gjithmonë aty, për të luftuar për trofeun tjetër”.

Pep Guardiola është trajneri i parë që ka fituar Kupën e Botës për Klube me tre klube të ndryshme: FC Barcelona (2009, 2011), Bayern Munich (2013) dhe Manchester City (2023).

Për lojtarët e tij, të cilët do të kenë të qëndisur në fanelë një distinktiv të veçantë “Kampionët e Botës 2023” gjatë ditës së nesërme të Premierligës, të mërkurën ndaj Everton, sfida e radhës do të jetë rritja e ritmit në kampionatin, ku Manchester City (katërti) ka ngecur që prej disa javësh (vetëm një fitore në gjashtë ditët e fundit).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll