Sport

Bosi i Wydad Casablanca në Marok, arrestohet për "trafik droge"

Saïd Naciri, presidenti i klubit maroken Wydad Casablanca, u vu në paraburgim këtë të premte. Ai akuzohet për trafik droge.

23 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Bosi i Wydad Casablanca në Marok, arrestohet për "trafik

MAROK - Presidenti i Wydad Casablanca u arrestua këtë të premte në lidhje me një rast të gjerë trafiku droge. Saïd Naciri (54 vjeç) përballet me akuza të shumta, duke përfshirë “falsifikimin e dokumenteve zyrtare, posedimin dhe shpërndarjen e drogës dhe përdorimin e çeqeve të falsifikuara”,- tha avokati i tij.

Në hetim janë përfshirë gjithsej 25 të pandehur, 21 prej të cilëve tashmë janë në paraburgim. Bosi i klubit maroken u akuzua gjithashtu për pastrim parash, sipas mediave marokene.

Wydad Casablanca është një nga klubet më të mëdha afrikane. Skuadra marokene ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve CAF si dhe 22 herë kampionatin kombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll