Trajneri Empolit ndryshon formacioni, heq shqiptarët, mundet 0-2 nga Lazio!
ITALI - Lazio rikthehet te fitorja pas dy ndeshjesh teksa bardhekaltërit mposhtën në transfertë Empolin me shifrat 0-2. Për t’u t...
Manchester City nuk hasi pengesa në finalen e Kupës së Botës për Klube përballë brazilianëve të Fluminense duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 4-0.
ARABI SAUDITE - Manchester City nuk hasi pengesa në finalen e Kupës së Botës për Klube përballë brazilianëve të Fluminense duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 4-0. “The Citizens” e bënë shpejt të ditur se kush ishte padroni i fushës në Jeddah të Arabisë Saudite teksa Julian Alvarez shënoi kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.
Nathan Ake rikuperoi një top në mesfushë, avancoi dhe goditi me sferën që u ndal në shtyllë, por aty ishte Alvarez i cili me gjoks e përcolli topin në rrjetë. Goditje e madhe psikologjike për brazilianët që në të 27-tën pësuan edhe të dytin.
Këtë herë ishte një autogol teksa Nino devijoi gabimisht në portën e tij një top të Phil Foden. Anglezët e mbyllën kështu të qetë fraksionin e parë ndërsa në të dytin menaxhuan avantazhin dhe energjitë. Madje, shënuan të tretin falë Foden që devijoi saktësisht një asist të Alvarez.
Ndërkohë që në minutat e fundit erdhi edhe goli i katërt falë Alvarez që realizoi edhe dygolëshin personal duke rezultuar padyshim si njeriu i ndeshjes në radhët anglezëve.
Në këtë formë, City festoi trofeun e parë të Kupës së Botës për Klube me Pep Guardiolën që udhëheq skuadrën në të tjera arritje historike, teksa për vetë spanjollin ky ishte titulli numër 15 në krye të “The Citizens”, ekip që e drejton prej vitit 2016.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Lazio rikthehet te fitorja pas dy ndeshjesh teksa bardhekaltërit mposhtën në transfertë Empolin me shifrat 0-2. Për t’u t...
TIRANE - Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë Europiane në Luksemburg i dha të drejtë kërkesave të Superligës Euro...
ITALI - Në ditën e nesërme do të luhet një derbi shqiptarësh në Serinë A. Interi i Kristjan Asllanit do të për...
TIRANE - Java e 18-të e Abissnet Superiores dhe e mbylljes së fazes së dytë të kampionatit, startoi me dy takime. Vllaznia nuk ndalet...
ITALI - Këtë të premte, José Mourinho prezantoi pritjen ndaj Napolit, në një ndeshje të numëruar për raund...
BRAZIL - Probleme jashtë fushës për Gabriel Barbosa, ose 'Gabigol' në botën e futbollit. Sulmuesi i Flamengos akuzohet kët&...
ITALI - Gjykata e Drejtësisë së BE-së dje 'i tregoi të verdhë' FIFA-s dhe UEFA-s, duke e konsideruar vendimin e dy organeve pë...
AUSTRI - Mbrojtësi i Madridit, David Alaba, u zgjodh këtë të premte për herë të dhjetë si 'Futboll...
TURQI - Futbollisti dhe trajneri veteran Riza Çalimbay, legjenda e futbollit turk në vitet 1980 dhe 1990, largohet nga posti ...
ITALI - Aurelio De Laurentiis, pronari dhe presidenti i Napolit, është rikthyer këtë të premte në një intervistë pë...